Humb titullin në La Liga/ E ardhmja? Ja çfarë thotë Zidane pas ndeshjes!

Zinedine Zidane e ka mbyllur sezonin pa titull me skuadrën e Real Madridit.

Trajneri francez pritet që të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’. Pas fitores kundër Villarreal, Zidane tha se do të bisedoj me klubin gjatë këtyre ditëve.

“Nuk do të vendosi për të ardhmen time menjëherë. Unë dhe klubi do të flasim këto ditë dhe do ta shohim”, ka thënë Zidane.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, trajneri favorit për ta zënë vendin e Zidanes është Max Allegri.