Aksident i rëndë në Tiranë-Elbasan, plagoset një person

Një aksident i rëndë gjatë orëve të pasdites në autostradën Elbasan-Tiranë.

Në  aksident janë përfshirë dy makina, një me targa shqiptare AA 744 HG dhe një makinë tjetër me targa të Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se nga ky aksident është plagosur një person, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.