Makina përplas për vdekje ‘Ruken e Burrelit’, largohet nga vendngjarja

Ditën e sotme, një aksident me vdekje ka ndodhur në qendër të Burrelit ku për pasojë një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Viktimë e aksidentit ka mbetur 55-vjeçari Haqif Ruka i cili ndërroi jetë në spitalin e Burrelit, pasi u dërgua ma urgjencë.

Haqif Ruka mësohet se ishte një endacak shumë i njohur në qytetin e Burrelit.

Ruka ishte duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën kur automjeti e goditi pasi ka qenë me shpejtësi të lartë dhe më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia deklaron se po punon për identifikimin dhe arrestimit e drejtuesit të makinës që shkaktoi aksidentin./ abcnews/