Grabitet në Tiranë pika e këmbimit valutor

Një pikë këmbimi valutor është grabitur gjatë natës në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë thyer pikën e këmbimit valutor dhe kanë marrë shuma të konsiderueshme parash.

Exchange në rrugën “Lord Bajron” është në pronësi të shtetasit L. B., i cili në mëngjes ka konstatuar se i ishte  vjedhur dyqani.

Grabitësit kanë marrë 1.200.000 lekë, 3000 dollar amerikan dhe 1000 dollar kanadez.  

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së Exchange.