E magjishme! Anxhela Peristeri kalon në finalen e 'Eurovision'

Anxhela Peristeri ka siguruar biletën për finalen e madhe të “Eurovision”. Sonte u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”.

Në këtë mbrëmje performuan 17 përfaqësues të shteteve evropiane, mes tyre edhe Anxhela Peristeri, e cila u paraqit me këngën “Karma”.

Këngëtarja dhuroi performancë të mrekullueshme të këngës “Karma”, e cila u duartrokit nga publiku.

Votat e publikut kanë bërë që Anxhela të sigurojë biletën për natën finale të “Eurovision 2021”, duke e bërë atë mes 10 shteteve finaliste të mbrëmjes së sotme.

Këngët e kualifikuara për në finale

Nata e parë – të kualifikuarit

Azerbajxhani: Efendi - Mata Hari

Belgjika: Hooverphonic - The Wrong Place

Qipro: Elena Tsagrinou - El Diablo

Izraeli: Eden Alene - Set Me Free

Lituania: The Roop - Discoteque

Malta: Destiny - Je Me Casse

Norvegjia: TIX - Fallen Angel

Rusia: Manizha - Russian Woman

Suedia: Tusse - Voices

Ukraina: Go_A - Shum

Nata e dytë – të kualifikuarit

Shqipëria: Anxhela Peristeri - Karma

Serbia: Hurricane - Loco Loco

Bullgaria: Victoria - Growing Up is Getting Old

Moldavia: Natalia Gordienko - Sugar

Portugalia: The Black Mamba - Love Is On My Side

Islanda: Da∂i Freyr og Gagnamagni∂ - 10 Years

San Marino:  Senhit - Adrenalina

Zvicra: Gjon's Tears - Tout l'Univers

Greqia: Stefania - Last Dance

Finlanda:  Blind Channel - Dark Side