Nuk ka mrekulli/ Monza e Berlusconit mbetet në Serie B

Mrekullia nuk ndodh, por sa shumë iu afrua Monza e Silvio Berlusconit dhe Gallianit.

Në ndeshjen gjysmëfinale të kthimit, që u mbyll sonte në stadiumin “Brianteo”, skuadra bardhekuqe nuk arriti të përmbyste humbjen 3-0 në fushën e Cittadella, duke shkuar deri në 2-0 me golat e Balotellit dhe D’Alessandro

Mbyllet kështu një vit me luhatje për Monza dhe që edhe sezonin tjetër do të jetë në Serie B. Kapërcimi nga Serie C në Serie A brenda tre vitesh nuk erdhi.

Feston edhe portieri shqiptar i Cittadella, Kastrati, që do të luajë në finalen e madhe të playoff ndaj Venezia për biletën e fundit për Serie A.