Abilekaj: Berisha ka arritur majën, tani duhet të largohet

Analisti dhe gazetari Enton Abilekaj tha se qëndrimi i SHBA ndaj Sali Berishës lidhet me reformën në drejtësi.

“Lihet të kuptohet qartë se bëhet fjalë për reformën në drejtësi,” tha Abilekaj.

Sipas tij, Berisha duhet të largohet nga politika.

“Politikanët tanë nuk mund ta mbajnë vendin peng për 30 vite. Pasi Berisha ka arritur majën, duhet të largohet,” tha ai.

“SHBA po thotë qartë se nuk e duan Berishën”.

“Politikanët duhet ta njohin kohën e vet. Ne nuk i hoqëm dot, po ndërhyjnë nga jashtë,” tha ai, duke ndezur debat të zjarrtë në studio.