Ministri i jashtëm i Meksikës kundërshton politikën e Trump mbi dëbimin e emigrantëve

Meksika ka dënuar udhëzimet e reja të lëshuara nga Shtetet e Bashkuara për deportimin e emigrantëve pa dokumente.

Sipas planeve të ndërmarra nga administrata Trump të martën, pothuajse të gjithë njerëzit që qëndrojnë në SHBA ilegalisht mund të jenë subjekt i dëbimit.

Ministri i jashtëm meksikan Luis Videgaray tha se vendi i tij nuk mund të "pranojë vendime të njëanshme të imponuara nga një qeveri në tjetrën."

Grindja vjen pasi dy zyrtarë të lartë amerikanë janë duke u përgatitur për të vizituar Meksikën.