FOTO/ Vdes arbitri që vendosi drejtësi në finalen e Kupës së Botës

Është ndarë nga jeta arbitri Sandor Puhl.

Arbitri hungarez ka drejtuar finalen e Kupës së Botës në 1994-ën, e fituar nga Brazili kundër Italisë me penallti,

Lajmi është dhënë nga Federata Hungareze e Futbollit, kurse Puhl është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeç.

Puhl, i cili ka arbitruar edhe finalen e Champions League të 1997-ës të fituar nga Borussia Dortmund kundër Juventus-it, është votuar arbitri më i mirë në botë katër herë radhazi nga 1994 në 1997 nga International Feredation of Football History and Statistics (IFFHS).