EMRI/ Kush është shoferi i kapur me 1 mln paund në Portin e Durrësit, çfarë tha në polici

Është zbuluar identiteti i drejtuesit i furgonit, në të cilin ditën e sotme u kapën të fshehura 1 milion paund që vinin nga Britania.

Drejtuesi është shtetasi Jetmir Ismaili.

Ky I fundit kryente transportin e mallrave nga Britania për në Shqipëri.

Në deklaratën e parë të dhënë për policinë, Ismaili është shprehur se nuk ka lidhje me paratë e sekuestruara dhe se kryen vetëm importin e mallrave. Furgoni ku u kap sasisa rekord e parave, vinte nga Porti i Ankonës dhe mbërriti në Portin e Durrësit, ditën e sotme në orën 12.00

Ndërsa paratë ishin të fshehura në dyshemenë e furgonit.

Policia bëhet me dije se kishte sinjalizime më herët për paratë që po vinin nga Britania.