Berat Buzhala: Sali Berisha është kalibër special, i pari që foli në Shtëpinë e Bardhë për Kosovën

Analisti Berat Buzhala i ka dalë në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi DASH e shpalli non-grata.

Me hashtagun “#MeBerishën”, Burat Buzhalla shkruan se Sali Berisha është një politikan i kalibrit special, që nuk e meriton kurrsesi të dizenjohet si koka e krimit të organizuar.

Më tej, Buzhala shkruan se Berisha është politikani i parë pas komunizmit që shkoi në Shtëpinë e Bardhë dhe ngriti çështjen e Kosovës.

Buzhala shkruan gjithashtu se Berisha ishte politikani i parë që vendosi të shpojë malët për të bashkuar Kosovën me Shqipërinë.

Reagimi i plotë i Berat Buzhalës:

Sali Berisha ishte politikani i parë shqiptar, pas rënies së komunizmit, që shkoi në Shtëpi të Bardhe dhe e ngriti çështjen e Kosovës.

Sali Berisha ishte politikani i parë në Shqipëri që vendosi t'i shpojë malet për ta bashkuar kombin.

Sali Berisha, ndoshta në dokumentet e Departamentit te Shtetit nuk është personazh pozitiv, por në dokumentet e popullit shqiptar ai është i tillë.

Berisha as nuk është politikani me i korruptuar në Ballkan, e as më jodemokratiku. Sigurisht që është më ndryshe se çdo kush tjetër. Është kalibër special.

Është karakter i veçantë, me të mirat dhe të këqijat e tij, por assesi nuk e meriton të dizajnohet si koka e krimit te organizuar.

Berisha ishte mik i Partisë Republikane, e me pak i asaj Demokratike. Sa herë që republikanët ishin në pushtet atje, e Berisha ishte këtu, raportet me Amerikën ishin të shkëlqyeshme.

Të vetmet herë kur presidentet amerikanë kane shkelur në token shqiptare ka qenë kur në pushtet ishte Berisha.

#meberishen