Eleni Foureira më e 'nxehtë' se kurrë në klipin e ri

Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Greqi.

Fama e saj tejkaloi kufijtë e vendit fqinj me pjesëmarrjen në “Eurovision” dy vite më parë, ku arriit të renditej në vendin e dytë.

Së fundmi, Eleni ka publikuar projektin e ri, një duet me Mad Clip.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte paraqitja topless në klip. “Pas shumë mundi dhe energjie që i dhamë këtij projekti, “Mporei” është publikuar në Youtube.

Jam shumë e gëzuar t’ju prezantoj videoklipin tonë më të ri së bashku me mikun dhye artistin e dashur Mad Clip. Shpresoj që ta doni aë shumë sa ne", thotë Eleni.

Kujtojmë që këngëtarja është vënë shpesh në qendër të kritikave për shkak se mohoi origjinën e saj shqiptare dhe se nuk fliste shqip.

Ajo ka treguar se me largimin në Greqi, prindërit u detyruan të flisnin greqisht për të mësuar gjuhën gjatë kohës që ishte në shkollë.

Ajo ka thënë se megjithëse nuk e flet dot, e kupton shumë mirë gjuhën shqipe