Moti sot dhe nesër, 19-20 maj 2021

Gadishulli i Ballkanit vijon të jetë në ifluencen e rrymave ajrore Atlantike të freskëta të cilat po ndikojnë mot relativisht të paqëndrueshëm në vendin tonë. 

E mërkurë, 19 maj 2021

Moti do të  jetë me vranësira mesatare dhe kthjellime. Në skajet verirore do të ketë reshje të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë kostante.  

Temperaturat:

Zona malore       7/22°C

Zona e ulët        8/25°C

Zona bregdetare  12/24 °C

Kosova, e mërkurë 19 maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 8 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 23 gradë Celcius.

E enjte, 20 maj 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me stuhi dhe rrebeshe në zonën veri-perëndimore.  Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore       10/18°C

Zona e ulët         12/22°C

Zona bregdetare  13/21 °C/RTSH