Kadilli: Rama larg të qenit si Putini dhe Erdogani. Në Shqipëri nuk është vrarë asnjë gazetar

Në një intervistë për gazetarin Adi Krasta në 'A Show', kandidati për kryetar partie në PD, Fatbardh Kadilli, edhe pse i cilësoi zgjedhje të manipuluara, sërish bëri fajtor kryetarin e opozitës Lulzim Basha, që sipas tij ka humbur shumë beteja dhe nuk mund të fshihet pas manipulimit të zgjedgjheve që ka bërë Rama herëpashere.

Kadilli tha se Rama nuk mund të krahasohet me Putinit dhe Erdoganit, pasi në Shqipëri nuk është vrarë asnjë gazetar.

‘Në mënyrë absolute këto janë zgjedhje të padrejta, të pabarabarta, por legalisht janë të certifikuara. Proceset janë në vazhdim, por nuk shikoj që do të ndryshojë diçka.

Unë shpresoj shumë që këtë radhe të ndëshkohet krimi elektoral, blerja e votës dhe shumë shkelje ligjore.

Këtë radhë pashë një inxhinieri të blerjes së votës në mënyrë shumë më perfide.

Unë shikoj te Rama të gjithë elementët e Erdoganizmit dhe Putinizmit, po prapë jemi goxha larg.

Po marrë vetëm patronazhiastët, shoqëria shqiptare reagoi dhe e ka antidotin më të fortë se dy shoqëritë, në Turqi dhe Rusi. Këtu nuk ka ndodhur që të vritet ndonjë gazetar.

E ka fajin ai që ka vjedhur por nëse mua më vidhet lopa e ka fajin dhe ai që nuk ruan lopën.  Aq më tepër kur e ka të përsëritur.  

Le të ikin Basha se e marr unë përsipër mbrojtjen e votës. Dhe nuk fshihem pas faktit që më kanë vjedhur.

Nuk mund të mos jetë Basha përgjegjës, e para që nuk ngriti dot frymë dhe e dyta që lejoi që të vidhen zgjedhjen. Unë nuk urrej asnjërin.  Politikisht që kur Edi Rama ka hyrë në politikë kam qenë kundër tij.

Basha e ka humbur luftën. Rama aty do të jetë. Dhe më i sofistikuar. Do inxhinierojë edhe më shumë para dhe banda.

Nuk kam lënë asnjë betejë pa çuar deri në fund. Unë jam mbijetues në poltikë.’