Greqi/ Mbi 2 mijë raste të reja dhe 63 viktima nga Covid

Në Greqi janë zhvilluar 70 517 teste nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid 2 812 raste të reja ndërkohë që kanë humbur jetën 63 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë vijojnë në intubim 639 pacientë mosha mesatare e tyre është mbi 67 vjeç. Ndër të tjera mësohet se nga fillimi i pandemisë e deri më tani 2 298 pacientë të intubuar kanë fituar betejën me Covid.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në  381 297 persona, mes të cilëve kanë humbur jetën 11, 534 persona.