Klubi i Premier Leagues angleze ‘piketon’ Thomas Strakoshën

Ka disa muaj që Thomas Strakosha ka humbur vendin e titullarit tek Lazio.

Si pasojë, portieri i Kombëtares shqiptare mund të largohet nga ekipi italian gjatë merkatos së verës.

“Corriere dello Sport” shkruan se skuadra e Premier Ligës angleze, Southampton është duke e monitoruar 26-vjeçarin.

Për shërbimet e tij, ka shprehur interesim edhe Bologna.