Po arratisej drejt Shqipërisë/ Kapet shqiptari që shkaktoi aksidentin vdekjeprurës

Karabinierët kanë ndaluar në Vipiteno (Bolzano) një shqiptar 28-vjeçar, i cili ka qenë përgjegjës për një incident fatal rrugor në shkurt, pas të cilit u largua dhe humbi gjurmët deri tani.

Aksidenti ndodhi në rrugën Appia në territorin e komunës Pignataro Maggiore, kur shqiptari, në drejtimin e një Alfa 156 doli në krahun e kundërt të rrugës dhe u përplas dhunshëm me një makinë që drejtohej nga një italian 59-vjeçar, i cili vdiq në moment.

Karabinierët gjetën vetëm makinën, ndërsa shqiptari ishte larguar nga vendngjarja. Megjithatë, në makinë kishte njolla gjaku dhe disa skedina bastesh sportive, mbi të cilat u bazuan kërkimet për identifikimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin.

Shqiptari u identifikua falë qendrës së basteve ku kishte luajtur, por për t’i atribuuar autorësinë e aksidentit u desh krahasimi i testeve të ADN-së së nxjerrë nga gjaku në makinën e përplasur dhe nga 28-vjeçari, i cili u ndalua në Trentino për një kontroll rrugor dhe iu bë testi i alkoolit. Grimcat e pështymës u analizuan nga laboratori i Romës, duke konfirmuar që gjaku në Alfa 156 ishte i tiji.

Karabinierët e arrestuan shqiptarin që ndërkohë po përgatitej të kthehej në Shqipëri.