Dhurata Dora po sjell një tjetër bashkëpunim me Maitre Gims dhe fansat fillojnë numërimin mbrapsht

Pas bashkëpunimit të parë te suksesshmëm të hitit “Te Quiero’ që numëron mbi 3 milion klikime, Dhurata Dora dhe Maitre Gims do të bëhen sërish bashkë.

Dyshja do të sjelli për publikun shqiptar një hit i cili pritet të jetë po aq i suksesshëm sa ai i pari. Këtë lajm e ka konfimuar DJ i artistit francez,i cili ka tregur se kënga do të titullohet “Comete”.

Kënga do të vijë e shoqëruar me një videoklip, por nuk ka ende detaje të tjera.

Kjo do të jetë hera e dytë qe dy artistët bashkëpunojnë, pas këngës së parë me titull “Te quiero”.

Së fundmi, ajo ka nënshkruar një kontratë me markën e famshme “Puma” prandaj ‘She Got Moves’” e prezanton artisten shqiptare me publikun e huaj që ende nuk e njeh.