Sabri Fejzullahu i dedikon fjalët më të bukura nuses së Ermalit

Dita e sotme është e veçantë në familjen e këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahu.

Bashkëshortja e tij, Ariana feston ditëlindjen dhe mbush 34-vjeçe.

Nuk kishte se si të mungonin urimet për bukuroshen, e cila prej vitesh është kthyer në një personazh të mediave rozë.

Por më speciali është ai i babait të Ermalit, këngëtarit Sabri Fejzullahu, që i ka befasuar të gjithë.

Ai ka postuar po ashtu një foto të nuses dhe i ka dedikuar disa fjalë tepër emocionuese.

“Atë ditë të madhe që erdhe na e zbukurove shtëpinë ti lule e jona. Edhe 100 të tjera”, ka shkruar Sabriu, duke treguar dashurinë e madhe që ka për nusen e të birit.