Kurseni dhe kënaquni me përfitimet unike në botën e udhëtimit me TravelWorld

Meqenësetashmë e kemi të njohur, myWorld ka në dispozicion një shërbim inovativ që ofron përfitime (Benefits) gjatë blerjes. Platforma numëron mbi 15 milion përdorues të regjistruar në 54 vende të ndryshime dhe mund të përdoret tek 150.000 kompani partnere në gjithë botën. Avantazhet që ofron aplikacioni është fitimi i Cashback, Shopping Points, kuponë, Deals dhe zbritje. Kompania është një prej ndërmjetësuesve më të mëdhenj për blerjen e kuponëve, kodeve për zbritje dhe ndërmjetësues për blerjet online.

Duke filluar nga viti 2019, në ekosistemin e myWorld është integruar edhe pjesa travelWorld. TravelWorld është një platformë online për udhëtim që ka një ofertë të gjerë me më tepër se 1.5 milion hotele, apartamente, hostele dhe lloje tjera të kapaciteteve të akomodimit të cilat mund të kërkoni në ueb faqen e tyre në travelWorld.com sipas destinacionit të preferuar. Megjithatë, nëpërmjet ueb faqes gjithashtu mund të rezervoni edhe fluturime të avionit.

Përveç faktit që platforma ndjek gjitha trendët botërore, mundëson rezervim të shpejtë, online, të lehtë dhe të sigurt të akomodimeve dhe fluturimeve, një tjetër fakt është që secili rezervim bëhet falas, gjegjësisht, nuk ka gjoba për anulimin e rezervimit. Meqë periudha e pushimeve verore është në pah, ka ardhur koha e vërtetë për të filluar me kërkimin!

Ekipi i travelWorld ju ofron çmime më të ulta, me oferta speciale deri më 20%, dhe njëherë deri më datën 31.05.2021 keni edhe mundësinë unike për të fituar një kupon prej 10‎€ të cilin mund të shfrytëzoni gjatë rezervimit tuaj të radhës për udhëtim, dhe këtë mund të bëni në ueb faqen e travelWorld.

Një fakt tjetër interesant për këtë platformë është që nëse futeni me profilin tuaj myWorld, atëherë gjatë çdo rezervimi të hotelit ose biletës së avionit, do të merrni përfitime me myWorld.

Gjeni akomodimin tuaj “çmimi më i volitshëm nga të gjitha ofertat”, në çdo vend, në çdo kohë, me aplikacionin tonë, të cilin mund të shkarkoni nëpërmjet App Store dhe Google Play dhe shfrytëzoni përfitimet e programit, udhëtoni pa brengosje dhe të sigurt në destinacionet e preferuara, dhe nëse ndodh që të ndryshoni planet tuaja, travelWorld ju ofron mundësinë unike që falas të anuloni rezervimin tuaj.