", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/May/17/auto_zibo1621284589.jpg", "width": 900, "height": 495 } }

Biznesmeni blen skuadrën, i kërkon trajnerit të aktivizojë të birin 126 kilogramë

Një episod qesharak ka ndodhur në ligën e dytë të futbollit kinez teksa një biznesmen lokal ka blerë një skuadër të divizionit të dytë duke i kërkuar teknikut të skuadrës që të aktivizojë djalin e tij që peshon 126 kilogram.

Skuadra quhet Zibo Çuju dhe militon në ligën e dytë kineze. Në foto shihet djali i pronarit të skuadrës i cili ka marrë pozicionin e një goditje nga këndi duke u kërkuar shokëve të ruajnë vigjilencën.

Aktualisht Zibo Çuju ndodhet në vendin e fundit në renditje me vetëm 1 pikë në 5 ndeshje, por pronari kinez nuk kërkon që të privohet nga dëshirat e djalit të tij.