Kokalari: Afrimi i datës për kreun e PD, për të mos i lënë kohë kandidaturave

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me Çim Peka Live, aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka shprehur rezervat e saj për garën e zgjedhjeve që po mbahen në PD.

‘Më duket se kjo po bëhet për të mos i lënë kohë kandidatëve të vërtetë për të hedhur kandidaturat. Po shpejtohet në një kohë që duhet të fokusohemi te gabimet e Bashës. Pavarësisht se Basha u tha dje anëtërave të Këshillit se nëse ju mendoni se zgjedhjet janë vjedhur, atëherë unë jap dorëheqjen, kjo është një shaka e madhe, sepse ne të gjithë e dinim që këto zgjedhje do vidheshin dhe Basha nuk mori masa pas 8 viteve eksperiencë.’