Grida Duma: PD në një akt reflektimi, ja pse u afrua data e zgjedhjes së kryetarit

Në Çim Peka Live, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka komentuar në fillim atë që po ndodh me zgjedhjet në PD dhe pse po mbahen pa u certifikuar nga rezultati i 25 prillit.

‘Nuk është një ngut, është një përgjigje siç i takon momentit i cili nuk është aspak proceduarial.

Zgjedhjet në pikëpamjen statuore do ishin në korrik.

Ka një afrim të datës së zgjedhjeve, pasi është një situatë që kërkon veprim, ku Partia Demokratike të marrë masa e duhura jo proceduarilish por përmbajtësisht, që nuk janë vetëm çështje e PD por shumë më gjerë se kaq.

Nga ana tjetër mund të ketë një afrim të datës, por do të ketë një zgjatje të fushatës, ku do të ketë një kohë tre javore, për ata që duan të garojnë për kreun e PD.

Ajo që duhet thënë seriozisht, është që PD po bën një akt reflektimi pa pritur data dhe procedurat, pa prekur përmbajtjen e zgjedhjeve.’