Shiti motorin dhe bleu makinë, aksidentohet për vdekje 26-vjeçari në Greqi

Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë një një aksident automobilistik në zonën e Loutraki në Greqi, teksa po kthehej nga puna në një fabrike pasditen e kësaj të hëne.

Sipas mediave greke, makina me të cilën ai po udhëtonte u përplas me një tjetër automjet. Përplasja rezultoi fatale për 26-vjeçarin.

Raportet paraprake thonë se 26-vjeçari nuk e pa automjetin që po vinte në drejtim të kundërt. Ai u dërgua në spital, ku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Pak ditë më parë i riu kishte shitur motorin dhe kishte blerë makinë. Prindërit e tij janë të tronditur nga ngjarja e rëndë./ abcnews/