Skandal/ Olsi Rama shan dhe kërcënon arbitrin e Teuta-Partizani

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur gjatë pushimi të ndeshjes Teuta-Partizani që u luajt sot në Durrës e që përfundoi me fitoren 0-1 për të kuqtë.

Pikërisht kur skuadrat po hynin në dhomat e zhveshjeve drejtuesi i klubit kryeqytetas, Olsi Rama, ka ofenduar arbitrin me fjalët më të ndyra dhe e ka kërcënuar me një gjuhë të ashpër.

Ndeshja ka qenë e qetë dhe arbitrimi ka qenë po ashtu korrekt, por ka qenë mjaft i çuditshëm reagimi i drejtorit të klubit kryeqytetas, Olsi Rama, i cili ka shpërthyer me kërcënime dhe me të shara nga më të ndyrat në drejtim të gjyqtarit Olsid Ferataj.

Mësohet se Rama i është drejtuar gjyqtarit duke i thënë “se në jetë nuk ka vetëm futboll”, duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë pasoja për Feratajn pas ndeshjes. Vërtetë e turpshme kjo sjellje nga drejtori sportiv i Partizanit, që ka humbur toruan, duke ia nxjerrë inatin pikërisht gjyqtarëve të takimit.