Loredana dhe Mozzik bëhen sërish prindër, zbulohet gjinia e bebit

Mozzi dhe Loredana janë bërë prindër për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, me anë të një postimi në profilin e saj në “Instagram”.

Ajo ka publikuar një foto pranë foshnjës së porsalindur, duke i zbuluar dhe gjininë.

 

Këngëtarët janë bërë prindër të një djali. Loredana ka shoqëruar foton me emojin e familjes me dy fëmijë (djalë dhe vajzë).

Ajo e ka mbajtur shtatëzaninë të fshehtë për 9 muaj, ashtu si dhe lindjen e bebit.