Mbijetesa e Skënderbeut/ Memelli: Ndaj Kukësit mbyllim llogaritë me Superioren

Skënderbeu mposhti Apoloninë me rezultatin 2-0. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i korccarëve, Migen Memelli, u shpreh i lumtur, teksa për “Gol pas Goli”, deklaroi:

24 PIKË DHE FINALJA E KUPËS- Nuk e kisha menduar këtë ecuri. Kisha menduar që duhet t’i ngjisnim shkallët një e nga një. Dua të komplimentoj lojtarët. Ata janë shokët, miqtë, armiqtë, vëllezërit e mij. Jemi një familje. Gjërat jemi munduar ti bëjmë në mënyrë profesionale sa më të mirë të mundshme. Ata janë pjesa kryesore, e qytetit, skuadrës dhe klubit.

NDESHJET E RADHËS- I pashë rezultatet e ditës së sotme. Përpara takimit i kam thënë lojtarëve, të gjithë gjërat e mira që kemi bërë mund të kthehen në tragjedi. Çdo rezultat tjetër veç fitores, do të na i komplikonte gjërat. Duhet të luajmë me profesionalizëm ndaj Kukësit, për t’i mbyllur llogaritë tona të Superiores, për të shkuar në Tiranë, me qetësi absolute.

NDESHJA- Për nga performanca e ndeshjes, kemi bërë mirë, kemi dalë disa herë para portës. Vinim në këtë ndeshje me mungesa të jashtëzakonshme. Mensah, Berisha dhe Mara, të 3 shumë të rëndësishëm. Jam shumë i lumtur që edhe lojtarët e tjerë, bënë më të mirën dhe morën fitoren kaq të rëndësishme.