VIDEO/ Përplaset dhe shpërthen nga flakët treni në SHBA

Një ngjarje ka ndodhur në Sibley të SHBA-së, ku një tren shumë i gjatë është përplasur dhe menjëherë ka shpërthyer në flakë.

 

Autoritetet kërkuan evakuimin e banorëve të zonës, për shkak të shqetësimit rreth nitratit të amonit që transportohej nga trenat. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, shumë vagonë janë shpërndarë, ndërsa flakët shihen kudo.

 

Ende nuk janë raportuar viktima apo të lenduar. Zëdhënësja e Union Pacific, Robynn Tysever tha se rreth 47 vagonë dolën nga shinat në një hekurudhë në Union Pacific.