Kaos në portin e Durrësit, bllokohet puna prej dy orësh

Prej rreth dy orësh është pezullua puna në portin e Durrësit për shkak se nuk punon sistemi i skanimit.

Kjo ka shkaktuar radhë të gjatë kamionësh, të cilët nuk kryejnë dot procedurën për të kaluar në skaner.

Dhjetëra kamionë që janë nisur drejt Italisë kanë mbetur të bllokuar, ndërsa i druhen se mund të mbeten aty për shkak se trageti duhej të nisej në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme, gjë që nuk ka ndodhur.

Trageti në fjalë ka si destinacion Ankonan, në anën tjetër të detit.