", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/May/17/auto_meghan_harry1621263953.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Meghan dhe Harry në probleme serioze, akuzohen për rracizëm

Meghan Markle dhe Princ Harry, kanë nisur një bashkëpunim me kompaninë “P&G”.

Çifti i famshëm ka marrë shumë komente negative nga publiku, në lidhje me këtë situatë.

 

Kremrat që shet kompania amerikane kanë efektin e zvogëlimit të përqendrimit ose prodhimit të melaninës, pigmentit natyror që i jep ngjyrën lëkurës.

Shitja e këtyre produkteve shihet si promovim i standardeve raciste. Shitja e tyre në Azi dhe Afrikë, ka zemëruar aktivistët e të drejtave të njeriut.

 

Fakti që Megan Markle ka denoncuar vazhdimisht racizmin, të cilin ajo e ka pranuar në përgjithësi, por edhe specifikisht nga anëtarët e Familjes Mbretërore, aktualisht është në kundërshtim me veprimet e saj.

Jo vetëm që promovon idenë se bukuria e një personi është e lidhur me ngjyrën e lëkurës, por ajo gjithashtu përpiqet të bëjë para nga shitja e tyre.