Kapen me 5.5 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptarë, me iniciale V. X., dhe M. D., përkatësisht 24 e 27 vjeç, më 14 maj, në lokalitetin veronez Lazise, buzë liqenit të Gardës.

Arrestime është kryer pasi dy shqiptarët kanë kapur në flagrancë me më tepër se pesë kile e gjysmë kokainë të ndarë në pako të peshave e dimensioneve të ndryshme. Mbi dy të arrestuarit rëndojnë edhe akuzat e rezistencës dhe lëndimit të autoriteteve.

Pas sinjalizimit të marrë, autoritetet italiane në vendngjarje vunë re një Peugeot 308, e drejtuar nga një person që po i afrohej një personi tjetër në këmbë, për ta futur në makinë. Agjentët tentuan të identifikonin dy personat, por ata vunë re praninë e policëve dhe u larguan menjëherë në fshatrat rrotull. Prej aty nisi ndjekja, e cila u mbyll me bllokimin e tyre.

Gjatë kontrollit, policët u kapën dy shqiptarëve tre smartphone dhe rreth 700 euro.

Në makinë, pranë baterisë, u gjet një çantë e verdhë me dy ‘tulla’ me peshë 1229 e 1085 gramë, që rezultoi të ishte kokainë. Kontrolli vazhdoi në apartamentin e tyre, ku u gjetën disa peshore elektronike për peshat e mëdha dhe të tjera për pesha të vogla.

Pas transferimit të makinës në Kuesturë, policët bënë një kontroll tjetër më të imtë të makinës, duke zbuluar dy pako të tjera kokaine, me peshë 610 e 184 gramë, të fshehura në një hapësirë të dyfishtë nën tunelin qendror të makinës.

Dy shqiptarët janë tashmë në burgun e Trentos, pas vendosjes së masës së arrestit në burg.