FOTO /Ja çfarë i bëjnë hundës në këtë fis indian
Këto foto të rralla janë vepër e Cezary Wyszynski, që pati mundësinë e rrallë të fotografonte gratë e fisit Apatani në Arunachal Pradesh të Indisë.
Këto gra njihen për faktin se vendosin tapa në hundë. Sapo kalojnë periodën e parë, ato i vendosin tapat për të sinjalizuar se tashmë janë të rritura.
Fisi Apatani praktikon një fe animistike, të quajtur Donyi-Polo.
Ata i luten Diellit dhe Hënës.