Përplasje me armë, policia qëllon dhe plagos fierakun, i gjenden edhe ...

Një incident me armë ka ndodhur ndërmjet një grupi policësh që kontrollonin zonat pyjore të Fierit për të ndaluar kultivimin e drogës.

Kur grupi i kontrollit ka hyrë në fshatin Gjorgoz, afër Cakranit në Fierit, ka parë një burrë të armatosur me kallashnikov që tentoi të fshihej në pyll.

Sipas njoftimit zyrtar, “punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por personi, ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit të Policisë, por i ka drejtuar armën e zjarrit duke e mbushur atë me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëhërë për ta neutralizuar. Për pasojë, burri ka mbetur i plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në afërsi të vendit ku u konstatua ky personi me armë, kishte fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.”

Policia e Fierit njoftoi se ka sekuestruar bimën narkotike dhe armën e zjarrit, një kallashnikov. Në drejtim të vendngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili në bashkëpunim edhe me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit.”