Meksikë, kjo është për ty! - bukuroshja Andrea Meza kurorëzohet 'Miss Universe'

Bukuroshja e Meksikës, Miss Mexico, Andrea Meza u kurorëzua “Miss Universe” në konkursin e 69-të të përvitshëm, i cili u shty vitin e kaluar për shkak të pandemisë së Covid-19.

"Mexico esto es para ti”, shkroi Meza, 26, në një postim në Instagram, i cili përkthehet në "Meksikë, kjo është për ty!", krahas një videoje të saj pas shpalljes së fitores.

Konkursi u mbajt në Hollyëood, Florida, në Seminole Hard Rock Hotel dhe Casino.

Mario Lopez I "Access Hollywood" dhe Olivia Culpo, Miss Universe 2012, e prezantuan aktivitetin bashkarisht , ku gjithashtu interpretoi edhe Luis Fonsi.

Meza mundi 73 vajza të tjera, përfshirë Miss Brazil Julia Gama, e cila ishte nënkampione, dhe Miss Peru Janick Maceta Del Castillo, e cila ishte nënkampione e dytë.

"Jam shumë e nderuar që jam zgjedhur në mesin e 73 grave të tjera mahnitëse me të cilat kam qëndruar sonte", tha Meza në një njoftim për shtyp nga Miss Universe Organisation.

"Është një ëndërr e vërtetë të vësh kurorën Miss Universe dhe shpresoj t'i shërbej botës nëpërmjet avokatisë sime për barazi, vitin e ardhshëm dhe më gjerë."

Në deklaratën e saj përfundimtare gjatë konkursit, Meza foli për standardet e bukurisë.

"Ne jetojmë në një shoqëri që gjithnjë e më shumë është më shumë se e përparuar, dhe ndërsa përparojmë si shoqëri, ne gjithashtu kemi avancuar me stereotipet," tha ajo.

"Në ditët e sotme bukuria nuk është vetëm mënyra se si dukemi. Për mua, bukuria rrezaton jo vetëm në frymën tonë, por në zemrat tona dhe mënyrën se si sillemi. Asnjëherë mos lejoni që dikush t'ju thotë se nuk jeni të vlefshëm."

Meza, e cila është nga Chihuahua City, është një modele dhe artiste grimier dhe ka një diplomë në inxhinieri softuer, sipas njoftimit të Organizatës Miss Universe.

Ajo është gjithashtu një aktiviste dhe "punon ngushtë me Institutin Komunal për Gratë, i cili synon t'i japë fund dhunës me bazë gjinore", tha njoftimi.

Meza gjithashtu shërben si Ambasadorja e Markës Turistike zyrtare për qytetin e saj të lindjes Chihuahua, sipas Organizatës Miss Univers.

Miss Universe Zozibini Tunzi, gruaja nga Afrika e Jugut që fitoi kurorën, e kishte mbajtur titullin që nga dhjetori 2019.

"Çfarë momenti!" shkroi Meza në një tjetër postim në Instagram, duke shpërndarë një foto kur u kurorëzua. "Gati për këtë udhëtim!"

Meza do të zhvendoset në Neë York City "për të përfaqësuar markën dhe organizatat e ndryshme filantropike gjatë mandatit së saj", tha Miss Universe Organization.