", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/May/17/auto_tom-kruz3-2676871621241494.jpeg", "width": 900, "height": 506 } }

Tom Cruise ndihmon klubin e futbolli që mbeti pa fushë për shkak të xhirimeve

Njerëzit nga klubi vullnetar i futbollit Woburn dhe Wavendon u zhgënjyen për herë të parë kur u informuan se duhej të largoheshin nga fusha në të cilën ata luanin , pasi do të vintete ekipi i filmit që po xhironte filmin "Mision Impossible 7".

Sidoqoftë, gjendja shpirtërore ndryshoi kur Tom Cruise nënshkroi për fanellat e tyre.

Sipas BBC , fanellat e nënshkruara tani do të jenë pjesë e një ankandi për të mbledhur fonde për këtë klub futbolli.

Paratë e mbledhura do të ërdoren për aktivitetet shoqërore të klubit.

Presidenti i Voburn dhe Wavedon, Robert Hill, tha se ata ishin të zhgënjyer që nuk mund të përdornin fushat  sepse, sipas tij, ata po prisnin me padurim të ktheheshin në futboll pasi të ishin qetësuar masat epidemiologjike.

Sidoqoftë, shton ai, menjëherë erdhi një ftesë nga ekipi i filmit, i cili ofroi t'i ndihmojë ata në çdo mënyrë.

Një anëtar i bordit të drejtorëve të klubit tha se ata ishin të befasuar  kur Tom Cruise pranoi të nënshkruante fanellat, sepse klubit iu duheshin para, pasi ata humbën rreth 30,000 paund për shkak të anulimit të disa turneve për shkak të pandemisë.