Raporti i INSTAT: Çmimet në Shqipëri, sa dyfishi i mesatares së BE-së

INSTAT publikoi për herë të parë sot Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), që mat ndryshimin e çmimeve për familjet shqiptare dhe të huajve në tregjet e pakicës.

Ky indeks rezultoi 4% për Shqipërinë, niveli më i lartë në Europë sipas INSTAT.

Ndryshimi vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2017 është 4,0% në Shqipëri. IHÇK-ja mesatare në  vendet e BE u rrit me 1.8%, ndërsa në Shqipëri më shumë se dyfishi i kësaj vlere. Ndryshimi i çmimeve në kahun rritës pas Shqipërisë, ishte më i lartë në Belgjikë, Spanjë, Lituania e etj.

Sipas INSTAT, ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije alkoolike” me 8,5 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2%, “Argëtim dhe kulturë” me 2,8%, “Transport” me 2,7 % etj.