Heroike, në këmbë drejt Tiranës, banorët e Zharrzës mbërrijnë në Lushnje: Qeveria t’i bëjë mirë hesapet

Kjo është protesta më e veçantë dhe që meriton respekt. Të nisur në këmbë nga Zharrza drejt Tiranës, banorët që protestojnë kundër Qeverisë kanë mbërritur në Lushnje.

Aty sot do të kalojnë natën dhe nesër në mëngjes rreth orës 09:00 do të nisen sërish në këmbë drejt Tiranës për t’iu bashkuar çadrës së protestës së opozitës që po zhvillohet prej katër ditësh, shkruan Syri.net.

Nisma “Thurrje” ka biseduar me banorët e Zharrzës gjatë ndalimit të tyre në Lushnje. Ata u shprehën të vendosur për të vazhduar drejt Tiranës në këmbë, në shenjë proteste për arrogancën e qeverisë që nuk reagon ndaj shpërthimeve të shkaktuara nga kompania “Bankers”.

Banorët kanë dhënë mesazhe të drejtpërdrejta: “Qeveria t’i bëjë mirë hesapet me këta njerëz, sepse janë me halle dhe nuk kanë çfarë të humbasin. Kjo maskaradë që u bënë atyre njerëzve duhet të marrë fund”.

Ata nuk kursyen as akuzat ndaj Radio Televizionit Shqiptar, i cili nuk ka pasqyruar asnjë ditë grevën e tyre kundër Qeverisë Rama. Një televizion që paguhet me taksat e shqiptarëve, sipas tyre nuk ka asnjë lidhje me realitetin. /SYRI.net/