Propozimi/ Në 13 qershor zgjedhjet për kryetarin e ri të PD
Ka ardhur dhe propozimi i parë që pritet të diskutohet në Këshillin Kombëtar të PD-së.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka propozuar që zgjedhjet për kreun e partisë të bëhen në datën 13 qershor.
Fushata do të nisë në datën 23 maj.
Ndërkaq, Jemin Gjana është emëruar kryetar i Komision te zgjedhjeve në PD.
Komisioni Zgjedhor
Jemin Gjana kryetar
Albana Vokshi anëtar
Belind Kelliçi
Eno Bozdo
Mimoza Hasekiu
Albert Avduli
Gjoke Vuksani
Ervin Minarolli ndihmës
Lulzim Omuri ndihmës