EMRI/ Po punonte tokën, plagoset fermeri në Korçë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Çaushli të Maliqit.

Sipas të dhënave paraprake nga policia bëhet e ditur se Hergert Spahiu është plagosur gjatë punës që po kryente në tokën e tij.

Sipas policisë, fermeri ka qenë duke punuar tokën në momentin kur një predhë e groposur në tokë ka shpërthyer.

Spahiu është transportuar drejt spitalit, ndërkohë që gjendja e tij ende nuk bëhet e ditur, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.