Mbërrijnë 100 mijë doza të vaksinës ‘Sinofarm’ në Maqedoninë e Veriut

100 mijë doza të vaksinës kineze “Sinofarm” kanë mbërritur këtë të dielë në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet shëndetësore, janë shprehur besimplotë se me ardhjen e vaksinave të reja, situata epidemiologjike në vend do të përmirësohet.

Ndërkohë pritet që fillimisht të vaksinohen të moshuarit, më pas do të vijojë vaksinimi i punonjësve që i përkasin grupeve të riskut.

Sakaq gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut u realizuan 4, 196 teste, prej të cilëve 112 raste rezultuan pozitivë, ndërsa 13 pacientë humbën betejën me Covid-19.