Pasi u akuzua për përvetësim kulturor, Justin Bieber shfaqet me stilin e ri

Këngëtari i popullarizuar, Justin Bieber, së fundmi është akuzuar për përvetësim kulturor.

Një gjë e tillë ka ardhur për shkak të ndryshimeve të tij në stil, ndërsa ka zgjedhur që të bëhet me ‘dreadlocks’, shkruan Daily Mail.

Krijuesi i hitit “Yummy” në disa postime në rrjetin social Instagram ka ngjallur sërish reagime të fansave.

Bieber u pa duke u fotografuar në makinën luksoze, derisa kishte stiluar flokët në mënyrë ndryshe.

Në pothuajse të gjitha paraqitjet e tij të fundit, Justin shihet të jetë i ulur në vendin e pasagjerit.

Theksojmë se me po të njëjtin stil,  artisti është shfaqur edhe në Prill të vitit 2016.