Lazio i thotë lamtumirë Ligës së Kampionëve: derbi shkon për Romën

Roma më në fund mundi një skuadër të madhe dhe këtë e bëri në derbin kundër Lazios. Verdhekuqtë triumfuan me rezultatin e e pastër 2-0, duke u hequr mundësinë bardhekaltërve të kualifikohen në edicionin tjetër të Champions League, pasi tani shumë larg nga vendi i katërt.

 

Skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca pati kontrollin e lojës dhe zhbllokoi sfidën në minutën e 42-të me anë të armenit Mkhitaryan, që mposhti Pepe Reinën nga një distancë e afërt brenda zonës së rreptësisë.

Lazio provoi të reagojë në pjesën e dytë, por tentativat e futbollistëve bardhekaltër hasën në një Fuzato në formë spektakolare, i cili bëri disa pritje vendimtare, pasa se Pedro të vuloste fitoren me një gol spektakolar nga distance në minutën e 78’.

Nuk mund të mungonte as tensioni në një derbi, teksa Acerbi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 88’ dhe la Lazion me një lojtar më pak deri në vërshëllimën finale të takimit.

Me këtë fitore Roma e sheh veten gjithmonë e më pranë sigurimit të një vendi në Conference League sezonin e ardhshëm, ndërsa Lazio do të duhet të kënaqet me një vend në Europa League.