Besiktas fiton titullin e 16-të në histori

Besiktas, pas disfatës ndaj Karagumruk disa ditë më parë dukej se kishte humbur mundësinë për të fituar titullin kampion në Turqi. Në javën e fundit të Super Lig, djemtë e Sergen Yalcin e komplikuan edhe një herë situatën. Në barazimi 1-1 deri 20 minuta nga fundi kundër Gozpete, teksa Galatasaray po fitonte pa shumë probleme kundër Yeni Malatyaspo, dukej se kampionati ishte larg.

Por në minutën e 70-të, një penallti nga Ghezzal shuajti frikën, me Besiktas që festoi titullin e gjashtëmbëdhjetë në histori.