Aksident i trefishtë në Fushë Krujë

Mbrëmjen e sotme, tre makina janë përplasur në fshatin Larushk në Fushë Krujë.

Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes mësohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes me grupin hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave.