‘Stop gjenocidit’/ Protestë në Tiranë në mbështetje të Palestinës

Pas Prishtinës, me dhjetëra qytetarë protestuan pasditen e sotme në sheshin "Skënderbej" në mbështetje të Palestinës e cila prej një jave është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm me Izraelin.

"Na fal Palestinë që nuk të përgjigjemi dot" ishte thirrja që dominoi protestën.

Një tjetër parrullë ishte "Stop gjenocidit! Lironi Palestinën!"

Mes të pranishme në shesh kishte dhe shumë të rinj.