‘300 euro bonus kush vaksinohet’/ Biznesmeni shpërblen punonjësit në luftën kundër Covid

Një biznesmen ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit e tij që pranojnë të bëjnë vaksinën kundër Covid-19.

Spyros Zervos, pronari i “KTEO” në Imathia të Greqisë, u premtoi punonjësve të tij se do të marrin 300 euro, nëse vaksinohen.

Në kompaninë e tij punojnë 15 persona, që do të thotë se ai duhet të paguajë 4.500 euro për ta, si bonus.