Urbanit i plas goma në qendër të Tiranës, plagoset një qytetare

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në orët e mesditës në Tiranë, ku një urbani raportohet se i ka plasur goma në lëvizje e sipër dhe për pasojë ka mbetur e lënduar një qytetare e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacione paraprake

Rreth orës 15:40, në rrugën e Kavajës, ka plasur goma e një autobuzi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.