Tensionet midis Palestinës dhe Izraelit/ Raketa bie shumë pranë Ambasadës Shqiptare

Një raketë mësohet se ka rënë pranë ambasadës shqiptare në Izrael.

Lajmi konfirmohet nga vetë ambasada jonë atje.

Ky sulm vjen pas ditësh të gjata tensioni midis Izraelit dhe Palestinës, ku goditjet me raketa vijnë nga të gjitha anët tashmë.

Ambasada Shqiptare në Izrael, raporton se një raketë ka rënë shumë pranë godinës së saj.

Në reagimin e saj, Ambasada Shqiptare në Izrael bën thirrje për një qetësim të situatës.

Ajo shton se janë shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter të Hamasit.

“Goditje raketash në Ramat Gan, pranë ambasadës shqiptare gjithashtu, midis breshërive të mëdha në Izraelin qendror.

Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael. Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet”, shkruan ambasada shqiptare në “Tëitter” teksa shpërndan postimin e ambasadës austriake.

“Sapo pati një goditje rakete në Ramat Gan – afër Ambasadës Austriake. Për fat të mirë të gjithë jemi të sigurt. Kjo duhet të ndalet menjëherë!”, shkruan ambasadorja austriake në Izrael Hannah Liko.