VIDEO virale/ Tom Doshi me 3-4 diploma, Berisha ironizon: Më i shkolluar se Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar një deklaratë të thënë me gojën e vet nga fituesi më i madh i zgjedhjeve të 25 prillit, Tom Doshi, për të ngacmuar me një pyetje ironike, mbështetësit e tij në Fb.

“Miq të dashur, - shkruan Berisha, -  një pyetje për ju: Cili është më i shkolluar? Toma me tre-katër diploma apo Edvini me një diplomë me mik si mësues vizatimi?!”

Dhe video që pason këtë koment vjen me fjalët e shkoqura të Tom Doshit, biznesmenit të sulmuar drejtpërsëdrejti nga Ambasada e SHBA, si të padenjë për të kërkuar mandat deputeti.

Doshi: “Mos u shqetëso për universitetet e mia, se kam mbaruar për Financë, për Biznes, për … Kam mbaruar shkollën ushtarake që drejtoj tërë këtë popull!”