Aksident i rëndë në Fier, autobusi përplas motoçikletën

Një aksident me një person të plagosur rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Motoçikleta me të cilën udhëtonte 53-vjeçari Devoll Dogani është përplasur me një autobus të linjës së Semanit.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Fier- Seman, ku motoçikleta është goditur nga mbrapa nga autobusi.

I plagosuri, banues në fshatin Afrim i Ri, është transportuar në spital, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.